Zhvillimi Njerëzor: Teori, Kritika dhe Aplikime Praktike

Classified in Other languages

Written on in English with a size of 5.41 KB

Zhvillimi Njerëzor: Teori, Kritika dhe Aplikime Praktike

Teoritë e zhvillimit njerëzor, veçantitë, kritikat dhe aplikueshmëria

1. Teoria psikosociale e Frojdit: 5 stade; mbivlerësimi i instinktit seksual, vështirë për t'u testuar empirikisht, bazuar në përvoja me paciente anormale.

2. Teoria e Piazhes: asimilimi (bashkim), akomodimi, skemat, formimi-filtrimi i informacionit me mekanizma funksionalë (adaptim, organizim) për të formuar skema.

3. Stadet e zhvillimit kognitiv të Piazhes

4. Stadet psikosociale të zhvillimit të Erikson: 8 stadet, nga lindja deri në moshë të vonë.

5. Teoritë bihejviorise: John Watson dhe Burrhus Skinner; sjellja duhet të studiohet në mënyrë objektive. Duhet të vëzhgohet, matet dhe analizohet.

6. Teoria sociale e të mësuarit: Albert Bandura; imitimi, mendo-ndje-simbolizo-parashiko; formimi përmes imitimit.

7. Teoria e kushtëzimit: tregon si ndikojnë faktorë të ndryshëm në të mësuarit e sjelljes dhe në vetë sjelljen, p.sh. eksperimenti me Albertin e vogël, që sot konsiderohet empirikisht jo etik.

Këto teori në këndvështrim individual kanë mangësitë dhe të metat e tyre, prandaj ato janë më të dobishme për kuptimin e zhvillimit të individit nëse merren të gjitha parasysh, pasi faktorët që ndikojnë në zhvillimin e individit janë të njëjtë, por mënyra se si ndikojnë dhe mënyra se si individi përgjigjet ndryshon.

Gjithashtu, teoritë na mundësojnë të spikasim se çfarë problemi mund të ketë hasur individi gjatë zhvillimit, duke analizuar shqetësimet e jetës së tyre në të tashmen, si edhe nëpërmjet historisë së jetës së tij.

Zhvillimet kognitive në adoleshencë

Zhvillimi kognitiv në adoleshencë përfshin një periudhë me zhvillim e ndryshim në fushën e të menduarit, arsyetuarit dhe zgjidhjes së problemeve.

Kemi rritjen e njohurive të kuptuarit të vetes dhe botës përreth.

1. Zhvillimi i mendimit abstrakt: marrja në konsideratë e këndvështrimeve të shumta për çështje komplekse. Zhvillimi i ndjenjës së autonomisë dhe krijimi i një identiteti dhe zhvillimi i mendimit kritik, që çon në dyshimin e autoritetit dhe zhvillimin e besimeve dhe vlerave.

2. Metakonjicioni: vetëdijshmëria për mendimet dhe modelet e të menduarit, si për strategjitë e të mësuarit, monitorimi dhe kuptimi i tyre, duke çuar në rritjen e aftësive të zgjidhjes së problemeve dhe performancës.

3. Ndikimet sociale: marrëdhëniet me bashkëmoshatarët, mjedisi shkollor dhe konteksti kulturor në formësimin e aftësive njohëse e proceseve vendimmarrëse. Këto ndërveprime bëjnë të mundur edhe marrjen e të mësuarit të perspektivës dhe zhvillimin e inteligjencës emocionale.

Njohja e këtyre fazave ndihmon prindërit dhe mësuesit të mbështesin adoleshentët në mirëqenien emocionale dhe rritjen intelektuale.

Mosha e rritur dhe rëndësia e zhvillimit psikosocial

Në moshën e rritur, sfidat me të cilat përballet individi janë:

  • krijimi i marrëdhënieve intime dhe kuptimplota;
  • kontributi në shoqëri, krijimi i një ndjenje të qëllimit;
  • dhe në fund reflektimi mbi përvojat e jetës.

Dështimi për të arritur sukses çon në ndjenja të vetmisë, stagnim personal dhe keqardhje më vonë në jetë. Zhvillimi i suksesit nxit ndjenjën e kënaqësisë, përmbushjes personale dhe lidhjes me të tjerët.

Zhvillimi psikosocial është një proces i vazhdueshëm i ndikuar nga faktorë si: puna, marrëdhëniet ndërpersonale, shëndeti fizik/mendor, ngjarje të rëndësishme të jetës.


Psikologjia sociale

Zhvillimi shoqëror i vetes në 5 elementet përbërëse të tij

1. Rolet që luajmë: vetëdija fillon e bëhet më e ulët kur kemi marrë një rol të caktuar të jetës dhe kemi tendencë që për pjesët që nuk kemi një bindje të fortë t'i justifikojmë, dhe shtirja bëhet më reale, d.m.th. fillojmë ta luajmë rolin me natyrshmëri.

2. Krahasimi shoqëror:

  • Kur jemi pjesë e një grupi, identiteti ynë shoqëror është më në fokus në raport me të tjerët.
  • Kur grupi përbën shumicën, jemi më të vetëdijshëm për identitetin personal.

3. Suksesi dhe dështimet: koncepti i vetvetes ushqehet nga suksesët, pasi ushqehet vetëpëlqimi dhe mesazhet pozitive, komplimentet e arritjet me mund.

4. Gjykimi i të tjerëve: nëse ndikohemi nga perceptimet negative e gjykimet e të tjerëve, me kalimin e kohës do të identifikohemi me to, dhe në vend që t'i luftojmë, mund të identifikohemi me to dhe të përqendrohemi tek ajo që perceptojmë nga mendimi i tyre.

5. Vetja dhe kultura: individualizmi vs kolektivizmi. Individi nuk ka një, por disa vete: me prindërit, miqtë, punën. Vetëpëlqimi është i lidhur ngushtë me atë që mendon grupi për mua.

Related entries: