Sinkopa: Shkaqet, Simptomat dhe Trajtimi
Classified in Other languages
Written on in
English with a size of 5.2 KB
Sinkopa
Është një humbje e shkurtër e vetëdijes, e shkaktuar nga ndërprerja e fluxit cerebral të gjakut.
Shkaqet variojnë nga procese beninje si episode vazovagale deri te çrregullime serioze si aritmitë kardiake.
Shkaqet
1. Shkaqe kardiovaskulare
- Probleme të frekuencës dhe ritmit kardiak:
- Takiaritmitë ventrikulare
- Bradikardia sinusale
- Blloku atrio-ventrikular (grada II-III)
- Semundja e sinusit të sëmurë
- Probleme me pejsmejkerin
- Probleme mekanike:
- Stenoza e aortës
- Stenoza mitrale
- Stenoza pulmonare
- IM (infarkti i miokardit)
- Kardiomiopatia hipertrofike obstruktive
- Tromboembolia pulmonare
2. Shkaqet e lidhura me reflekset vagale
- Episode vazo-vagale
- Hipotensioni ortostatik
- Hipovolemia
- Efekte të barnave
- Sinkopa e sinusit karotid
3. Shkaqe neurologjike
- Ischemia akute tranzitore
- Këndi kostovertebral
- Spondiloza cervikale
- Konvulsionet
4. Shkaqe psikiatrike
- Çrregullime të ankthit (histeria dhe kriza e panikut)
- Hiperventilimi
Kërcënimi madhor për jetën shkaktohet nga:
- Aritmitë
- Aspirimi
- Hemorragjia endokraniale
Aritmitë
Paraqiten si me kërcënueset për jetën. Zakonisht takiaritmitë ventrikulare shoqërohen me sinkopë. Çrregullimet e ritmit mund të precipitojnë në fibrilacion ventrikular. Pacienti duhet vendosur në monitorim të EKG dhe të trajtohet në mënyrë adekuate.
Aspirimi
Pacienti, i cili ka humbur vetëdijen, duhet mbrojtur nga bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes. Te një pacient i tillë në pozicion supin gjuha mund të bjerë prapa në orofaringe dhe të bllokojë rrugët ajrore. Pacienti vendoset në decubitus lateral me gojën të kthyer lehtësisht poshtë, çka ndihmon lëvizjen e lirë të rrugëve ajrore pasi gjuha lëviz para. Në rastin e një emetike (të vjellave) duhet minimizuar rreziku i aspirimit. Pozicioni që përmendem më sipër lejon daljen e masave të vjella jashtë gojës.
Hemorragjia endokraniale
Pacientët neurokirurgjikë ose me trauma mund të kenë hemorragji intrakraniale pas kraniotomisë ose trauma mund të shoqërohet me humbje të ndërgjegjes, që mund të precipitojë. Megjithëse nuk është fjala për një sinkopë të vërtetë, kjo gjendje mund të ngatërrohet me sinkopën. Skaneri mund të evidentojë praninë intracerebrale ose ekstracerebrale të gjakut.
Ekzaminimi objektiv
Duhet të sigurohemi për shenja të organeve vitale nëpërmjet vlerësimit primar (A-B-C). Më pas ekzaminohen gjuha, faqet dhe buzët për laceracione ose kafshime nga konvulsionet. Rigiditeti i qafës sugjeron meningit. Fytyra dhe skalpi ekzaminohen për dëmtime traumatike. Në mushkëri dëgjohen rale ose fishkëllima pas aspirimit. Ritmi kardiak i çrregullt sugjeron fibrilacion atrial, ndërsa zhurmat e theksuara për stenozë mitrale. Duhet kërkuar për praninë e pejsmejkerit. Inkontinenca urinare dhe e feceve sugjeron kriza konvulsive. Ekzaminohet pacienti për prani të kontuzioneve ose frakturave. Duhet bërë gjithashtu edhe ekzaminimi i plotë neurologjik.
Trajtimi
Qëllimi është të vlerësohet gjendja e pacientit me sinkopë, të stabilizohet dhe nëse është e nevojshme të fillohet trajtimi përfundimtar sipas shkakut.
Sinkopa si pasojë e problemeve kardiake
Mund të jetë pasojë e aritmisë ose e një problemi mekanik. Pacientët me sinkopë nga shkaqet kardiake duhet vënë nën monitorim të EKG. Thirret mjeku kardiolog.
Sinkopa si pasojë e efekteve vagale
Kur pacienti është bradikardik dhe simptomatik jepet Atropinë 0.5 – 1.0 mg i.v. Doza mund të përsëritet çdo 5 minuta deri në një dozë maksimale prej 2 mg.
Nëse episodi sinkopal është shkaktuar nga një atak i ndjeshëm vazovagal, pacienti duhet vendosur shtrirë mbi kurriz me këmbët e ngritura. Zakonisht problemi zgjidhet me këtë manovër.
Sinkopa e shkaktuar nga hipotensioni ortostatik
- Sinkopa mund të hasen te pacientët me volemi të ulët, situatë që mund të shkaktohet nga dehidrimi i thjeshtë, rehidrimi i papërshtatshëm pas kirurgjisë ose sëmundjeve dhe hemorragjitë postoperatore ose posttraumatike.
Në këto raste trajtimi konsiston në dhënien e lëngjeve ose gjakut.
- Hipotensioni ortostatik mund të shkaktohet nga efekti vazodilatator i barnave. Në këtë rast duhen ndërprerë medikamentet vazodilatatore.
Sinkopa e shkaktuar nga faktorë psikikë
Pacientët mund të humbasin vetëdijen nga një shok i papritur ankthi ose stresi. Mund të bëhet trajtimi me anksiolitikë (diazepam).
Sinkopa si pasojë e problemeve neurologjike
- Pacientit i bëhet skaner i kokës, pastaj ndiqet nga neurologu.