Llojet e Psikozave dhe Teknikat e Menaxhimit të Stresit
Classified in Other languages
Written on in
English with a size of 2.89 KB
Shpjego llojet e psikozave
Psikozat janë forma të rënda të çrregullimeve psikike.
- a) Psikoza e manisë depresive karakterizohet kryesisht nga çrregullime të reagimeve emocionale.
- b) Psikoza e skizofrenisë (skizofrenia) shfaqet me reagime të çuditshme të individit ndaj dukurive fizike dhe sociale të mjedisit, me çrregullsi në perceptimin e tyre, halucinacione të shpeshta, autizëm të nivelit të lartë dhe shkëputje të kontaktit me mjedisin dhe me kërkesat e tij.
- c) Psikoza paranoide karakterizohet me ide përndjekjeje te personi që vuan nga kjo psikozë, si dhe me idenë e madhështisë së tij, duke u sjellë kështu si epror i lartë ushtarak, shkencëtar apo piktor.
Përshkruaj 5 teknikat e menaxhimit të stresit
- Menaxho kohën: Programimi i kohës suaj mund t’ju bëjë më produktivë.
- Përpiqu të dallosh mënyrat e sjelljes që ndikohen nga stresi dhe t’i reduktosh.
- Krijo një stil jete: Balanco detyrimet duke i dhuruar vetes kohën e mjaftueshme për t’u qetësuar.
- Ushqehu mirë, mos pi duhan dhe limito sa të mundesh konsumin e alkoolit.
- Mbaj afër miq të mirë: Njerëzit që kanë një rrjet të fortë shoqëror që i mbështet janë shumë më të aftë të përballojnë ndryshimet e jetës.
Llojet e ndryshme të sjelljeve normale
- Skizofrenia: humbje e kontaktit me realitetin në formën e halucinacioneve, çrregullime të dukshme të të menduarit dhe perceptimit, si dhe sjellje të çuditshme.
- Çrregullimet e ankthit: ankthe si në rastin e fobisë ose të panikut.
- Çrregullimet e humorit: variojnë nga depresioni ekstrem deri te euforia.
- Çrregullimet somatoforme: simptoma fizike si dhimbja ose paraliza.
- Çrregullimet disociative: ndarje mes funksioneve zakonisht të integruara, të ndërgjegjes, kujtesës dhe identitetit.
- Çrregullimet seksuale dhe të identitetit gjinor: probleme si preferencat seksuale, p.sh. pedofilia ndaj fëmijëve dhe fetishizmi ndaj objekteve, si dhe transseksualizmi, bindja se trupi i përket gjinisë së gabuar.
- Çrregullimet e të ngrënit: anoreksia dhe bulimia nervore.
- Çrregullimet e gjumit: anormalitete të sasisë, cilësisë dhe kohës së gjumit.
- Çrregullimet e kontrollit të impulseve: pamundësia për t’i rezistuar instinktit ose tundimit, si kleptomania (vjedhja) ose trikotilomania (shkulja e fijeve të flokëve për kënaqësi ose nga tensioni).
- Çrregullimet e lidhura me substanca: përdorimi ose varësia ndaj alkoolit apo drogës.