Kuptimi i Vetedijes, Abstragimit dhe Deluzioneve
Classified in Other languages
Written on in
English with a size of 2.81 KB
1. Vetedija
Vetëdija mbahet nga secila hemisferë cerebrale, me informacionin konstant që vjen nga sistemi retikular aktivizues, që shtrihet në qendër të trurit (brainstem). Ndërprerja e sistemit retikular aktivizues, apo dëmtimet e shtrira të të dy hemisferave cerebrale dëmtojnë vetëdijen.
Nga ana fiziopatologjike, humbja e vetëdijes shpjegohet kështu:
- Sëmundjet bilaterale të hemisferave cerebrale: Ndryshimet kimike që ndodhin në organizëm, encefaliti dhe hemorragjitë, apo infeksionet e meningjeve dhe hapësirave subaraknoidale mund të dëmtojnë funksionin hemisferik.
- Lezionet hemisferike unilaterale me kompresion të trurit: Hematoma subdurale, infarktet, hemorragjitë apo tumoret mund a komprimojnë porcionin e sipërm të trurit dhe të shkaktojnë komë.
- Lezionet primare të trurit: Një lezion intrinsek i vetë trurit mund të shkaktojë komë nga kompromentimi i funksionit të strukturave të tegmentumit medial bilateralisht.
- Lezionet cerebellare: Me komprimim sekondar të trurit.
- Stupori joorganik ose histerik.
2. Abstragimi
Procesi normal i të menduarit tek njerëzit përfshin aftësinë për t'u zhvendosur nga e veçanta tek e përgjithshmja. Të menduarit konkret përfshin vështirësinë e zhvendosjes nga e veçanta tek abstraktja. Ky çrregullim vihet re në shumë forma të psikozave. Të menduarit konkret mund të maskohet gjatë bashkëbisedimit, prandaj nëse ju dyshoni për psikozë, përdorni testet specifike që vijojnë për të vlerësuar fuqitë e pacientit për abstragim.
3. Deluzionet
Deluzioni është besim i gabuar që individi e mban me bindje të fortë dhe që s'ka lidhje me mjedisin e tij social, edukativ dhe kulturor. Deluzionet zakonisht janë false dhe të një natyre fantastike. Ato klasifikohen në:
- Deluzionet primare: Të cilat ndodhin të pavarura nga çdo fenomen tjetër psikiatrik, kur individi zhvillon një kuptim të menjëhershëm të ri, shpesh bizar.
- Deluzionet sekondare: Ndodhin si rrjedhojë e disa fenomeneve psikiatrike, zakonisht një humor anormal (ose çrregullim depresiv i rëndë, ose hipomani) ose halucinacione.
4. Depresioni
Depresioni është humor i ulur, i karakterizuar me ndjenja ekstreme të trishtimit, boshllëkut, dhimbjes emocionale, dhe izolimit. Gjendjet e humorit shoqërohen me ndryshime të lidhura me sjelljen dhe të menduarit. Individi mund të izolohet nga shoqëria, të bëhet i painteresuar në aktivitetet normale dhe të ndihet pesimist për të ardhmen. Ai e sheh veten dhe të tjerët në një mënyrë negative dhe në gjendjet ekstreme mund të zhvillohen besimet deluzionale.