Çfarë Është Kurrikula: Shtresat, Metodat dhe Vlerësimi

Posted by Anonymous and classified in Other languages

Written on in English with a size of 5.07 KB

Çfarë Është Kurrikula?

Kurrikula është projekti i planifikuar i shkollës për zhvillimin akademik, social dhe qytetar të nxënësit. Ajo përcakton çfarë mësohet, pse mësohet dhe si dimë nëse nxënësi ka mësuar.

Shtresat e Kurrikulës

  • Përmbajtja: çfarë dije dhe çfarë vlere përzgjedhim për t’ia ofruar nxënësit.
  • Procesi pedagogjik: si punohet në klasë që kjo dije të bëhet e kuptueshme dhe domethënëse.
  • Përvoja emocionale/sociale: si ndihet nxënësi, a ka zë, a respektohet.
  • Vlerësimi: si matet përparimi dhe si kthehet feedback-u në mbështetje reale për nxënësin.

Qasjet dhe Metodat e Kurrikulës

  • Bihevioriste: niset nga qëllime të qarta e të matshme; përkthen synimet në objektiva sjelljeje; kërkon prova të arritjes.
  • Menaxheriale: e sheh shkollën si organizatë; kërkon planifikim, koordinim, orar, burime dhe kulturë bashkëpunuese.
  • Metoda e sistemeve: e sheh kurrikulën si sistem të hapur me nënsisteme të ndërlidhura (lëndë, plane orësh, vlerësim, zhvillim profesional); kërkon koherencë vertikale dhe horizontale: nga klasa në klasë dhe midis lëndëve.
  • Metoda akademike: e trajton kurrikulën si aktivitet intelektual dhe pyet: “Cilat dije kanë vlerë formuese?” dhe “Kush vendos çfarë hyn në program?”.
  • Metoda humaniste: vë në qendër nxënësin si qenie të plotë, me nevoja njohëse, emocionale dhe shoqërore.
  • Metoda rikonceptualiste: e sheh kurrikulën si proces politik dhe etik: shkolla nuk është neutrale.

Burimet Orientuese që Formësojnë Kurrikulën

  • Shkenca: sjell qartësi konceptuale, metodologji hulumtimi dhe procedura verifikuese që e bëjnë dijen të veprueshme në përvojat e të nxënit.
  • Shoqëria: ofron nevoja reale, sfida qytetare dhe dimensione kulturore që e bëjnë kurrikulën relevante e gjithëpërfshirëse.
  • Dija si strukturë: përfshin konceptet kyçe, mënyrat e argumentit dhe rregullat e disiplinës që orientojnë përzgjedhjen e përmbajtjes dhe seriozitetin akademik në mësim.
  • Nxënësi si burim: thekson mënyrat si mësohet, ritmet individuale dhe motivimin.
  • Tradita dhe e kaluara: ruajnë vlera të provuara dhe praktika të qëndrueshme që i japin kurrikulës bosht historik dhe referenca të besueshme për orientim.

Vlerësimi i Kurrikulës

Vlerësimi i kurrikulës është një grup i nevojshëm veprimtarish në të cilat zhvilluesit dhe zbatuesit e kurrikulës mbledhin të dhëna për të arritur në gjykime lidhur me mënyrën si e realizojmë kurrikulën në praktikë.

Qëllimi i Vlerësimit të Kurrikulës

  • Të verifikohet nëse kurrikula (planifikimi, modelimi, hartimi, zhvillimi, zbatimi) po sjell rezultatet e dëshiruara.
  • Identifikimi i anëve të forta dhe të dobëta.
  • Mbledhja e të dhënave dhe marrja e vendimeve për mbështetjen e çështjeve të caktuara që kanë lidhje me kurrikulën.
  • Nëse theksi është te individët, kemi vlerësim të veçantë.

Çështje të Vlerësimit

Përfshihen: çështja e vlerës thelbësore, vlerës funksionale, krahasuese, çështja e vlerës së idealizmit dhe vlerës së vendimit.

Çfarë Përfshin Vlerësimi?

  • Metodat e hulumtimit apo të gjykimit.
  • Përcaktimin e standardeve për gjykimin e cilësisë dhe vendosjen nëse këto standarde janë relative apo absolute.
  • Mbledhjen e informacionit përkatës.
  • Zbatimin e standardeve për të përcaktuar cilësinë.

Llojet Kryesore të Vlerësimit

Vlerësimi formues përfshin të gjitha veprimtaritë e ndërmarra për të përmirësuar një program të synuar. Vlerësimi përmbledhës synon të përfitojë një pamje të përgjithshme të kurrikulës së prodhuar.

Nevojat për Përmirësimin në Kurrikul

  • Ndryshimet shoqërore dhe politike.
  • Rritja e vazhdueshme e informacionit dhe edukimi për median dhe informimin.
  • Edukimi për paqe, edukimi ligjor dhe për integritet.
  • Koncepti i ri për të nxënit.
  • Kërkesa për forcimin e identitetit kombëtar.
  • Ndërvarësia dhe lëvizja në kontekstin europian dhe më gjerë.
  • Tranzicioni i gjelbër dhe zhvillimi i qëndrueshëm.
  • Aftësimi profesional dhe aftësitë sipërmarrëse.
  • Përdorimi i qasjeve me në qendër nxënësin.

Parimet e Përgjithshme për Zhvillimin e Kurrikulës

  • Konceptimi holistik i kurrikulës që bazohet në kompetenca.
  • Integrimi i teknologjisë në arsim.
  • Bashkëpunimi dhe partneriteti.
  • Autonomia dhe përgjegjshmëria.
  • Ndërgjegjësimi global dhe kulturor.

Related entries: