Shteti, E Drejta dhe Rendi Juridik: Koncepte Themelore

Other languages2.98 KB

Shteti dhe Karakteristikat e Tij

Shtet quajmë kur një shoqëri e paorganizuar kalon në shoqëri të organizuar.

Karakteristikat kryesore të shtetit janë:

  • formacioni shoqëror me shkallë dhe nivel më të lartë të organizimit,
  • është organizatë e cila dallohet me detyrën që ka për të siguruar, ruajtur dhe zhvilluar procesin e prodhimit dhe është formacion shoqëror.

Elementet kryesore të shtetit janë: pushteti shtetëror, popullsia dhe territori i caktuar.

Shteti i së Drejtës

Shteti i së drejtës është ai shtet i cili i përmbush obligimet dhe të drejtat e veta duke u bazuar në norma juridike.

Koncepti i Së Drejtës

E drejta është sistem i rregullave dhe normave shoqërore që rregullojnë marrëdhëniet ndërmjet njerëzve dhe organizatave në shoqëri të caktuar, e karakterizuar nga sanksionet që garantojnë zbatimin e tyre. Ajo është një grup rregullash juridike që kanë për qëllim themelor të drejtojnë sjelljet e njerëzve duke vendosur rregulla racionale që konsiderohen të dobishme për jetën.

E Drejta në Kuptimin Objektiv

E drejta në kuptimin objektiv është tërësia e normave dhe rregullave të cilat rregullojnë një marrëdhënie shoqërore, realizimi i të cilave zbatohet nga zbatimi i sanksioneve.

E Drejta në Kuptimin Subjektiv

E drejta në kuptimin subjektiv buron nga e drejta objektive dhe është tërësia e normave konkrete të cilat i takojnë një personi të caktuar.

Rendi Juridik dhe Sistemi Juridik

Rendi juridik është formë e rendit shoqëror, andaj mund të definohet si tërësi e të gjitha marrëdhënieve të njerëzve mes vete.

Rendi juridik ndahet në: rendin normativ dhe rendin material.

Ndërlidhja kohezive e veprimeve juridike në një tërësi e përbën rendin material, ndërsa personat, sjellja e të cilëve rregullohet me norma juridike, quhen subjekte të së drejtës.

Me sistem juridik nënkuptohet tërësia e të gjitha normave të përgjithshme juridike të radhitura sipas përmbajtjes dhe sipas marrëdhënieve shoqërore të cilat i rregullojnë, në disa tërësi të mëdha ose të vogla, të cilat janë të ndërlidhura njëra me tjetrën në mënyrë që në vetvete përmbajnë një tërësi unike e jo kundërshtuese.

Çdo sistem juridik ka dy elemente kryesore: elementin më të ulët, që konsiderohet institucioni juridik, dhe elementin më të lartë, që konsiderohet dega juridike.

Marrëdheniet Juridike

Marrëdheniet juridike janë pjesë e marrëdhënieve shoqërore të rregulluara me norma juridike.

Elementet kryesore të marrëdhënieve juridike janë autorizimet dhe detyrimet, ndërsa sipas disa qëndrimeve të tjera janë: subjektet dhe objektet e së drejtës.

Download

PDF Word HTML