Trajtimi i Helmimit: Vlerësimi, Diagnoza dhe Parandalimi
Helmimet
Vlerësimi i pacientit të intoxikuar
Anamneza
Është e rëndësishme që të merren të dhënat thelbësore: çfarë helmi është përdorur, sa është marrë, si është marrë, kur është marrë, me çfarë është shoqëruar etj. Jo gjithmonë jepen të dhëna të besueshme, si në rastet e pacientëve të moshave pediatrike, abuzimit me barnat apo tentativave të vetëvrasjes. Prandaj duhet plotësuar me të dhëna që merren nga të afërmit.
Klinika:
Gjendje e rëndë, konvulsione, insuficiencë renale akute, insuficiencë hepatike, insuficiencë medulare akute, komë, lekure dhe mukoza të thata, etje, disfagi, çrregullime të pamjes, pupila të dilatuara ose të ngushtuara, ndryshime të TA: hipertension ose hipotension, takikardi...