Kuptimi i Vetedijes, Abstragimit dhe Deluzioneve
1. Vetedija
Vetëdija mbahet nga secila hemisferë cerebrale, me informacionin konstant që vjen nga sistemi retikular aktivizues, që shtrihet në qendër të trurit (brainstem). Ndërprerja e sistemit retikular aktivizues, apo dëmtimet e shtrira të të dy hemisferave cerebrale dëmtojnë vetëdijen.
Nga ana fiziopatologjike, humbja e vetëdijes shpjegohet kështu:
- Sëmundjet bilaterale të hemisferave cerebrale: Ndryshimet kimike që ndodhin në organizëm, encefaliti dhe hemorragjitë, apo infeksionet e meningjeve dhe hapësirave subaraknoidale mund të dëmtojnë funksionin hemisferik.
- Lezionet hemisferike unilaterale me kompresion të trurit: Hematoma subdurale, infarktet, hemorragjitë apo tumoret mund a komprimojnë porcionin e sipërm