Trajtimi i Helmimit: Vlerësimi, Diagnoza dhe Parandalimi

Other foreign languages4 KB

Helmimet

Vlerësimi i pacientit të intoxikuar

Anamneza

Është e rëndësishme që të merren të dhënat thelbësore: çfarë helmi është përdorur, sa është marrë, si është marrë, kur është marrë, me çfarë është shoqëruar etj. Jo gjithmonë jepen të dhëna të besueshme, si në rastet e pacientëve të moshave pediatrike, abuzimit me barnat apo tentativave të vetëvrasjes. Prandaj duhet plotësuar me të dhëna që merren nga të afërmit.

Klinika:

Gjendje e rëndë, konvulsione, insuficiencë renale akute, insuficiencë hepatike, insuficiencë medulare akute, komë, lekure dhe mukoza të thata, etje, disfagi, çrregullime të pamjes, pupila të dilatuara ose të ngushtuara, ndryshime të TA: hipertension ose hipotension, takikardi ose bradikardi, ndryshime të temperaturës trupore: hipertermi ose hipotermi. Në sistemin gastro-intestinal: turbullime tretëse që përfshijnë të përziera, të vjella, dhembje barku dhe diarre. Konfuzion, deliriumi, halucinacione etj., etj…

Diagnoza:

Anamneza, examinimi objektiv, të dhënat laboratorike. Duhet përcaktuar saktësisht origjina e lëndës helmuese.

Investigimi urgjent:

  1. Glukoza në gjak
  2. Na, K, kreatinemi
  3. Osmoza e plazmës nëse nuk njihet substanca e marrë
  4. Analizat e gjakut komplet
  5. Analiza e urinës
  6. Matja e presionit të gjakut arterial
  7. Grafi me rreze X kur ka simptoma respiratore ose ngopje të reduktuar të oksigjenit arterial në oksimetri
  8. EKG nëse ka hipotension, sëmundje të zemrës, trejtje të dyshuar të drogave kardiotoksike ose moshë >60 vjeç

Trajtimi:

Qëllimi është:

  1. Ruajtja dhe mbajtja e parametrave jetësorë
  2. Eliminimi i lëndës helmuese nëpërmjet antidoteve specifike
  3. Parandalimi i marrjes së mëtejshme të helmit

Trajtimi zakonisht fillon duke u bazuar te të dhënat e treguesve kimikë dhe toksikologjikë. Sipas rastit duhet vënë në dispozicion:

  1. Sistemi venoz
  2. Oksigjenoterapia
  3. Monitorimi kardiak
  4. Vëzhgim i vazhdueshëm nga ana e personelit
  5. Në rastin e çrregullimeve të SN rekomandohet dhënia e:
    • Tiamine (100 mg)
    • Tretësirë glukoze (50%)
    • Naloxon, i cili duhet shoqëruar me antidotin përkatës

Parandalimi i absorbimit të helmit:

1. Shurupi i ipekakuanës

Nga goja, doza: 30 ml tek të rriturit, 15 ml tek fëmijët, 10 ml tek të porsalindurit. Provokon të vjella, që duhet të vijnë pas 20 minutash.

Kundërindikohet në:

  • Insuficiencë të rrugëve respiratore
  • Depresion i SN
  • Operacione të apo tretës në muajt e fundit
  • Kriza epileptike
  • Gëlltitje të lëndëve gërryese

Në rastin e marrjes së helmeve me veprim të shpejtë në SNQ.

2. Lavazhi gastrik

Kryhet me një sondë oro-gastrike duke përdorur ujë të rrjedhshëm ose dhe solucion fiziologjik tek të rriturit dhe fëmijët, kurse te të neonatët vetëm sol. fiziologjik. Vendoset i sëmuri në pozicion Trendelenburg dhe i kthyer anash në krahun e majtë për të pakësuar në minimum aspirimin e masave të të vjellave. Është i kundërindikuar në rastin e gëlltitjes së lëndëve gërryese.

3. Karboni aktiv

Pengon thithjen e lëndëve helmuese nga organizmi. Shoqërohet dhe nga një laksativ (sorbitol) që përshpejton largimin e lëndëve helmuese.

4. Irrigimi total intestinal

I dobishëm kur janë gëlltitur trupa të huaj.

Download

PDF Word HTML