Zotësia e Veprimit dhe e Drejta Biznesore: Bazat Juridike

Other foreign languages2.67 KB

Zotësia e Veprimit dhe Zotësia Delikatore

28. Zotësia e veprimit është mundësia e personit fizik që me vullnetin e vet ta krijojë, ndryshojë dhe shuajë të drejtat dhe detyrimet.

29. Personi mund ta fitojë zotësinë e veprimit edhe para moshës madhore sipas kushteve të parashikuara me ligj:

  • personi i mitur ka mbushur 16 vjeç;
  • të jetë bërë baba ose nënë;
  • të ketë arritur pjekurinë fizike dhe psikike që është e nevojshme për t'u kujdesur në mënyrë të pavarur për personalitetin, të drejtat dhe interesat e tij.

30. Fëmija që nuk i ka mbushur moshën 14 vjeç nuk ka zotësi për të vepruar. Ndërkaq, prej moshës 14 deri 16 vjeç konsiderohet person me zotësi të veprimit të kufizuar.

31. Zotësia delikatore është mundësia e personit fizik që të përgjigjet për dëmin e shkaktuar. Fitohet në moshën 14 vjeç. Deri në 7 vjeç personi është plotësisht i pazoti për të kryer zotësi delikatore.

E Drejta Biznesore: Kuptimi dhe Objekti

32. E drejta biznesore mund të analizohet nga dy këndvështrime: e para si degë e sistemit juridik dhe e dyta si disiplinë shkencore.

33. E drejta biznesore si degë e sistemit juridik përfshin rregullat juridike në fuqi me të cilat rregullohet statusi (pozita) e subjekteve biznesore, si dhe veprimtaria e tyre me karakter biznesor.

34. E drejta biznesore si disiplinë shkencore shpjegon rregullat juridike me të cilat rregullohet statusi i subjekteve biznesore dhe i pjesëmarrësve të tjerë në punët juridike, në bazë të aplikimit dhe shpjegimit të së drejtës në fuqi.

35. Objekti i së drejtës biznesore janë rregullat që rregullojnë statusin e subjekteve biznesore dhe marrëdhëniet e tyre juridike.

Burimet e së Drejtës

36. Burimi i së drejtës përdoret në dy kuptime themelore. I pari ka parasysh forcën që e ka krijuar të drejtën, ndërsa i dyti formën me të cilën shfaqet e drejta.

Dukuria e parë quhet burim material i së drejtës, ndërsa e dyta burim formal i së drejtës.

37. Burimi më i rëndësishëm i së drejtës biznesore është ligji.

Kushtetuta

38. Kushtetuta është kontratë shoqërore, respektivisht akti më i lartë juridik i një vendi, një marrëveshje ndërmjet gjithë qytetarëve dhe qeveritarëve të tyre. Ky akt përcakton se çfarë të drejtash kanë drejtuesit dhe çfarë të drejtash kanë qytetarët.

Download

PDF Word HTML