Skizofrenia dhe Çrregullimet Skizofreniforme: Simptomat dhe Trajtimi

Other foreign languages3.12 KB

1. Skizofrenia, çrregullimet skizofreniforme dhe trajtimi i tyre

Skizofrenia është një formë e përsëritur dhe shpesh kronike e sjelljes anormale që i referohet asaj që shumë prej nesh e quajnë "çmenduri". Psikiatrët e klasifikojnë skizofreninë si psikozë. Me këtë ata nënkuptojnë një person, i cili nuk mund t'i dallojë mendimet, idetë, perceptimet dhe imagjinatat e tyre intensive nga realiteti, perceptimin e ndarë, idetë dhe vlerat që njerëzit e tjerë në atë kulturë i mbajnë si të vërteta. Përveç këtyre simptomave, personi mund të dëgjojë zëra ose të besojë që njerëzit e tjerë mund t'u lexojnë mendjen dhe kontrollojnë mendimet e tyre. Shumica e psikiatërve i konsiderojnë këto simptoma si çrregullime psikiatrike.

Dy (ose më tepër) nga simptomat e mëposhtme, prezente në një pjesë kohe rreth njëmujore (ose edhe më pak), janë të mjaftueshme për të përcaktuar pacientin si skizofren:

  1. Deluzione
  2. Halucinacione
  3. Fjalim/mendim i çrregullt (jo i rrjedhshëm)
  4. Sjellje katatone ose çrregullsi e theksuar në sjellje
  5. Simptoma negative: humbje e funksioneve normale, si p.sh. mungesë iniciative, mungesë dëshire, varfërim (ose bllokim i plotë) i fjalimit etj.

Barnat që përdoren në trajtimin e skizofrenisë quhen antipsikotikë. Trajtimi psikosocial duhet të jetë i vazhdueshëm.

2. Intervista psikiatrike

Infermierët kryejnë vlerësimin psikosocial në një ambient të rehatshëm, privat dhe të sigurt, si për pacientin dhe për vetë ata. Një ambient që është thuajse pa zhurmë lejon pacientin t'i kushtojë intervistës vëmendje të gjithanshme. Infermieri nuk duhet të zgjedhë një vend të izoluar për intervistën, sidomos nëse pacienti është i panjohur dhe ka histori për sjellje kërcënuese. Infermieri duhet të kujdeset për sigurinë e tij dhe të pacientit, edhe nëse kjo nënkupton praninë e një personi të tretë gjatë vlerësimit.

3. Asociacionet

Janë lidhje ndërmjet ideve. Humbja e lidhjeve të mendimeve (asociacioneve) nënkupton zhvendosjen e ideve nga një subjekt në tjetrin në mënyrë tërthore ose pa lidhje, ndërsa folësi në përgjithësi është i pavetëdijshëm për shqetësimin. Një çrregullim i tillë vihet re te pacientët me gjendje psikotike.

Fluturimi i mendimeve është kalimi verbal nga një mendim në tjetrin. Një çrregullim i tillë vihet re te pacientët maniakalë.

4. Preokupacionet

Preokupacionet janë eksperiencë humane normale dhe aktivitet me mbizotërim verbal, me qëllim zgjidhjen e problemit. Kanë lidhje me ngjarjet e së ardhmes, të cilave nuk u dihet drejtimi që do marrin. Preokupimet tentojnë të jenë realiste, të vështira për t'u injoruar, janë shpërqendruese dhe shoqërohen me një kompulsion që bëhet prej tyre.

Preokupimi normal mund të shkaktojë një rritje të rëndësishme në funksionim, duke motivuar njerëzit të zgjidhin dilemat ose problemet.

Preokupimi i shtuar ose problematik gjithsesi bëhet paaftësues dhe jo produktiv.

Download

PDF Word HTML