Njësitë Statistikore: Llojet, Shenjat dhe Metodat e Studimit

Other foreign languages2.84 KB

Njësitë Statistikore

Çdo paraqitje e njësive në masën statistikore quhet njësi statistikore ose element i masës statistikore. Dukuritë masive mund të studiohen statistikisht vetëm nëse studiojmë pjesët përbërëse të tyre.

Ekzistojnë 4 lloje të njësive statistikore:

  1. Individi
  2. Ndërmarrja
  3. Ngjarja
  4. Lënda

Shembuj të njësive statistikore

  1. Individi: Nëse masa statistikore është popullata, njësia statistikore është njeriu, p.sh. suksesi i nxënësve në shkollë.
  2. Ndërmarrja: Nëse masa statistikore janë ndërmarrjet industriale, njësia statistikore është një sipërmarrje.
  3. Ngjarja: Nëse masa statistikore janë vullkanet në Itali, një vullkan në Itali është njësi statistikore.
  4. Lënda: Lëndët janë të levizshme, p.sh. nëse masa statistikore është prodhimi i automobilave, një automobil i prodhuar është njësi statistikore si lëndë e levizshme.

Shenjat e Njësive Statistikore

Njësitë statistikore dallohen në mes veti nga kushtet natyrore dhe shoqërore. Karakteristikat me të cilat njësitë statistikore dallohen në mes veti quhen shenja të njësive statistikore.

Ekzistojnë 2 grupe shenjash:

  1. Kualitative: lëndore, territoriale.
  2. Kuantitative: kohore (të ndërprera), numerike (të pandërprera).

Metoda e Studimit Statistikor

1. Metoda e mbikëqyrjes së të gjithë masës statistikore

Kjo metodë është e rëndësishme dhe më e drejtë sepse studion çdo njësi statistikore të dukurisë masive. Përfshin:

  • Regjistrimin statistikor: bëhet për ato dukuri që nuk ndryshojnë shpesh, p.sh. regjistrimi i popullsisë, i cili bëhet një herë në 10 vjet.
  • Deklaratën statistikore: bëhet për ato dukuri që ndryshojnë shumë shpesh, mund të jenë mujore ose vjetore.

2. Metoda e mbikëqyrjes së një pjese të masës statistikore

Për shkak se studimi i masës së plotë është i madh dhe kërkon shumë kohë, mjete materiale dhe mund, studimi statistikor bëhet shpesh me studimin e vetëm një pjese të masës statistikore.

  • Karakteristika kryesore: studiohet vetëm një pjesë, por qëllimi i këtij studimi mbetet një pasqyrë e plotë për të gjithë masën.
  • Reprezentimi i pjesës: do të thotë se në studim duhet të përfshihen të gjitha llojet e njësive statistikore dhe duhet të përmbajë më tepër prej asaj që është me numër më të madh, dhe anasjelltas.
  • Principi i rastit: njësitë duhet të zgjidhen në mënyrë të rastësishme.

Download

PDF Word HTML