Kontratat Biznesore dhe Shoqëritë Tregtare në Kosovë

Other foreign languages4.67 KB

Kontratat Biznesore

Kontrata për qiran është një kontratë e rëndësishme e së drejtës së detyrimeve dhe transaksioneve kontraktore.

Kontrata për licencën është një kontratë specifike e cila, në kuadër të operacioneve biznesore moderne, me sukses i rregullon marrëdhëniet kontraktuale mes dhënësit të licencës, i cili detyrohet t'ia kalojë fituesit të licencës në tërësi ose pjesërisht të drejtën e shfrytëzimit të shpikjes, dijes, përvojës, vulës, kurse fituesi i licencës detyrohet që për këtë ta paguajë shpërblimin e caktuar.

Kontrata për Angazhimin e Hotelit

Kontrata për angazhimin e hotelit (Altomani) është punë juridike në bazë të së cilës ndërmarrja hoteliere, bazuar në kapacitetet e veta objektive e subjektive, merr detyrimin që personave-klientëve, të cilët i dërgon agjencia e udhëtimit, t'u ofrojë në dispozicion një numër të kontraktuar të shtretërve.

Kontratat në Biznes

Kontratat në biznes janë ato të cilat i lidhin subjektet biznesore për kryerjen e operacioneve, respektivisht transaksione nga sfera e biznesit dhe afarizmi i gjithanshëm i tyre.

Kontratat konsiderohen:

  1. Kur të dy palët kontraktuese janë shoqëri biznesore apo person juridik që kryejnë veprimtari legale të biznesit;
  2. Kur të dy palët kontraktuese janë ndërmarrës që krijojnë veprimtari biznesore;
  3. Nëse njëra palë kontraktuese është shoqëri biznesore ose tjetër person juridik që kryen aktivitete biznesore, ndërsa pala tjetër është ndërmarrës.

Kontrata për Shitje në Biznes

Kontrata për shitje në biznes: shitësi detyrohet që blerësit t'ia dorëzojë mallin mbi të cilin e ka fituar të drejtën e pronësisë ose e ka krijuar atë të drejtë.

Kontrata për Këmbim

Kontrata për këmbim është pjesë e grupit të kontratave me të cilat bëhet tjetërsimi i të drejtave dhe sendeve. Me këtë kontratë palët detyrohen në mënyrë reciproke t'ia bartin pronësinë e një sendi të caktuar.

Kontrata për Huan

Kontrata për huan është kontratë e së drejtës detyruese, në bazë të së cilës krijohen marrëdhënie juridike mes huadhënësit dhe huamarrësit, me çka huadhënësi detyrohet t'ia dorëzojë shumën e caktuar të hollave apo gjësend, ndërkaq huamarrësi detyrohet t'ia kthejë sipas afatit të caktuar.

Kontrata për Kredi

Kontrata për kredi: mbi këtë bankë zotohet që shfrytëzuesit të kredisë t'ia vë në dispozicion një shumë parash, për të caktuar apo të pacaktuar për destinimin e paparashikuar, kurse shfrytëzuesi duhet t'ia paguajë kamatat dhe t'ia kthejë shumën e caktuar brenda afateve të caktuara.

E Drejta Statusore e Shoqërive Tregtare

Një shoqëri tregtare mund të themelohet në Kosovë si:

  1. Ndërmarrja individuale
  2. Shoqëria kolektive ose ortakëri
  3. Shoqëria komandite
  4. Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar
  5. Shoqëria aksionare

Shoqëria Biznesore

Shoqëria biznesore është person juridik që themelohet me statut ose aktin themelor dhe rregullohet me kontratë nga ana e personave juridikë ose personave fizikë, për ushtrimin e veprimtarisë me qëllim të rezultatit të fitimit.

Klasifikimi i Shoqërive Biznesore

  1. Shoqëria kolektive është shoqëri tregtare që themelojnë dy ose më shumë persona fizikë.
  2. Shoqëria komandite është shoqëri biznesore të cilën e themelojnë dy ose më shumë persona fizikë në cilësinë e ortakëve. Ka 2 lloje anëtarësh:
    • Komplementari përgjigjet për shoqërinë në mënyrë të pakufizuar;
    • Komanditori përgjigjet për shoqërinë deri në lartësinë e kuotës së vet.
  3. Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar është ajo formë e shoqërisë të cilën e themelojnë një ose më shumë persona juridikë dhe personа fizikë në cilësinë e anëtarëve të shoqërisë, me qëllim të ushtrimit të veprimtarisë së caktuar nën emrin e përbashkët të biznesit, ndërsa detyrimet e veta i përgjigjet vetë.
  4. Shoqëria aksionare është person juridik të cilin e themelojnë një ose më shumë persona juridikë ose fizikë me cilësinë e aksionarëve, me qëllim të ushtrimit të veprimtarisë së caktuar nën emrin e përbashkët, kapitali themelor i së cilës është përcaktuar dhe ndarë në aksione.

Download

PDF Word HTML