Edema Pulmonare: Shkaqet, Klinika dhe Trajtimi

Design and engineering3.28 KB

EDEMA PULMONARE

Eshtë zhvillimi i menjëhershëm dhe shpesh i pashmangshëm i edemës në alveolat pulmonare.

Vjen nga mekanizma

1. Rritja e presionit hidrostatik në nivelin kapilar pulmonar.

2. Rritja e përshkueshmërisë së membranës gazshkëmbyese në pulmone.

Në varësi të vendosjes së ajrit mund të jetë:

  • intersticiale
  • alveolare

Shkaqet:

  1. Kardiake
  2. Jo kardiake

1 – Edema pulmonare kardiogjene

Në shkaqet kardiake, insuficenca kardiake është shkaku më i shpeshtë i edemës pulmonare. Kjo insuficencë mund të vijë nga:

  • ischemia e miokardit
  • infarkti i miokardit
  • kardiomiopatitë
  • sëmundjet koronare
  • ndryshimet në valvulat mitrale ose aortale
  • hipertensioni arterial
  • aritmitë

Vijnë si pasojë e insuficencës ventrikulare të majtë, e cila behet shkak për mosterheqjen e qarkullimit pulmonar në sasinë e duhur.

2 – Edema pulmonare jokardiogjene

Shkaku për këtë janë:

a – lezionet pulmonare direkte: aspirimi i materialeve, inhalacioni i gazeve toksike, pneumonia, embolia pulmonare, trauma toraksale

b – lezionet pulmonare indirekte: si pasojë e gjendjeve inflamatore të gjeneralizuara në organizëm ose ngapranimi në organizëm i substancave që dëmtojnë mureve kapilare (sepsis, pankreatit, overdozë me opiate, shoku, ndryshimet e permeabilitetit të membranës së kapilarëve).

Klinika

Pacienti duket i tendosur, në pozicion ndenjur, ka:

  • Takipne, Dispne, episode apneje
  • Djersë e shtuar (nga rritja e tonusit adrenergjik)
  • shpesh dhe cianozë
  • kollë – shpesh e shoqëruar me rrema gjaku
  • ndiesia e mbytjes dhe ankthi, që e shoqëron
  • palpitacione, dhe ndonjëherë dhimbje në gjoks

Në auskultacion: zhurma të 2 anshme në mushkri, rale dhe fishkëllima. Në zemër dëgjohet një ton i tretë. Sputumi me shkumë dhe me gjak.

Radiografia:

Ngarkesë difuze në fushat e mushkrive me imazh si “Krahët e Flutures”.

Trajtimi

Mjekimi duhet të jetë i menjëhershëm.

  1. Pacienti mbahet ulur, për të pakësuar kthimin e venës.
  2. Jepet O2 100%.
  3. Diuretiku i-v → Furosemid 40–100 mg.
  4. Morfinë 2–5 mg → për dispnenë dhe ankthin. Pengon frenimin respirator.

Në rast dështimi të terapisë, jepet terapi shtesë:

  • Aminofilinë 6 mg/kg në 20 min, për pakësimin e bronkospazmës. Mund të jepet në vend të morfinës.
  • Në rast se diuretikët nuk e bëjnë efektin e dëshiruar brenda një kohe të shkurtër, pakësojmë vëllimin intravaskular me anë të Flebotomisë: heqim 250 ml gjak nga vena e krahut, duke vendosur laqe hemostatike në gjymtyrë.

Download

PDF Word HTML